Facebook, pagesë për publikimet “e dukshme”

14/05/2012 14:40

Facebook po provon një sistem të ri për të pozicionuar publikimet e përdoruesve të rrjetit shoqëror.

Në këtë mënyrë përdoruesit do të paguajnë një kuotë të caktuar për çdo publikim që të jetë më i dukshëm në profilet e të tjerëve.

Sipas ‘europapress.es, ekipi i Facebook ka konfirmuar ekzistencën e kësaj karakteristike të re që për momentin është në provë dhe po masin interesin e përdoruesve.

Zëdhënësi Mia Garlick deklaroi: “Po provojmë këtë formë dhe jemi vetëm në fazat e para.”

Facebook ka rreth 900 milionë përdorues në të gjithë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA