Cesare Prandelli, trajneri i përfaqësueses italiane të futbollit, ka bërë publike listën provizore të lojtarëve të grumbulluar për kampionatin europian Euro 2012 që do të zhvillohet gjatë verës në Ukrainë dhe Poloni.
Në të vihet re prania e Antonio Cassano, i cili nëntorin e kaluar u operua në zemër, por gjatë ndeshjeve të fundit të kampionatit italian është aktivizuar me Milanin .
Cesare Prandelli bëri të ditur për mediat italiane se listën përfundimtare me 23 lojtarë do ta shpallë më 29 maj.
Mes futbollistëve të grumbulluar gjendet sulmuesi veteran Antonio Di Natale, por edhe debutues si Destro, Giaccherini, Schelotto dhe Verratti.
Italia bën pjesë në grupin C të Euro 2012 së bashku me Kroacinë, Irlandën dhe Spanjën.
Ja lista provizore e axurrëve:
Portierë: Buffon (Juventus), De Sanctis (Napoli), Sirigu (París St. Germain), Viviano (Palermo).
Mbrojtës: Abate (Milan), Astori (Cagliari), Balzaretti (Palermo), Barzagli (Juventus), Bocchetti (Rubin Kazán), Bonucci (Juventus), Chiellini (Juventus), Criscito (Zenit), Maggio (Napoli), Ogbonna (Torino), Ranocchia (Inter).
Mesfushorë: Cigarini (Atalanta), De Rossi (Roma), Diamanti (Bologna), Giaccherini (Juventus), Marchisio (Juventus), Montolivo (Fiorentina), Thiago Motta (Paris St. Germain), Nocerino (Milan), Pirlo (Juventus), Schelotto (Atalanta), Verratti (Pescara).
Sulmues: Balotelli (Manchester City), Borini (Roma), Cassano (Milan), Destro (Siena), Di Natale (Udinese), Giovinco (Parma).
Top Channel