“Të bëhesh tapë” me një sprajt

14/05/2012 18:50

Mjafton një sprajt dhe brenda pak sekondash “je bërë tapë”. Ky është zbulimi më i fundit i shkencëtarëve francezë, të cilët pretendojnë që me risinë e tyre të fitojnë “një thes me para”.

Shkencëtari amerikano-francez, David Edwards, bashkë me një grup kërkuesish, ndihmuar nga dizajneri Philippe Starck konceptuan “bombolën dehëse”. Por kujt i hyn në punë një “bombël dehëse”? Kush do të blejë atë?

Në këtë kohë krize në mbarë Europën, “ngushëllimi” për shumë persona mbetet alkooli, dehja. E pse ta bësh këtë duke shpenzuar para nga buxhetet personale gjithmonë e më të reduktuara për shkak të rritjes së taksave, kur fare mirë mund të përdorësh “Wahh Quantum Sensations” (emri i produktit) që kushton 20 euro, për plot “20 dehje”?! Pra një e “dehur” kushton vetëm 1 euro me “Wahh Quantum Sensations”, shifër e pallogaritshme në krahasim me koston e dehjes në klube nate.

Risia ka përcarë Francën, disa që e mbështesin atë si një mënyrë të goditur për të kursyer, e të tjerë (ndoshta besnikë të alkoolit) që e kundërshtojnë duke e cilësuar si një produkt “imoral” i destinuar të dështojë. Koha do të vendosë nëse do t’u japë të drejtë grupit pro produkti apo grupit kundër tij…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA