Raul nënshkruan me Al Saad

13/05/2012 11:20

Raul Gonzalez do të luajë sezonin e ardhshëm për ekipin Al Saad. Ish-kapiteni i Real Madrid dhe i Schalke 04 mbërriti të shtunën në Katar për të firmosur një kontratë me skuadrën e kategorisë së parë të këtij vendi dhe të dielën do të prezantohet nga ekipi i qytetit Doha.

Pasi ka fituar tre Liga të Kampioneve në Europë me Real, tashmë Raul kërkon që me ekipin e ri të fitojë edhe Ligën e Kampioneve të Azisë.

Nuk dihet se sa vite do të zgjasë kontrata e futbollistit spanjoll me klubin arab dhe paga e tij vjetore, por mediat spanjolle flasin për 3-4 milionë euro në sezon.

Kampionati i Katarit gjatë viteve të fundit ka pasur në gjirin e tij legjenda të futbollit botëror si Fernando Hierro, Gabriel Batistuta, Josep Guardiola dhe Romario.

Pikërisht ky i fundit ishte ai që bindi Raulin për aventurën me Al Saad.

Top Channel