Mbyllet muzeu i vetëm i Perandorisë Britanike

13/05/2012 14:40

Muzeu i vetëm britanik i dedikuar të kaluarës koloniale mbylli dyert e tij ditën e dielë përgjithmonë.

Muzeu i Perandorisë Britanike dhe Komonuelthit u detyrua që të shiste në ankande të gjithë koleksionet e tij të rralla, ndikuar nga ndienjat përçmuese të britanikëve të sotëm ndaj sundimit të dikurshëm të botës.

Sër Neil Cossons, drejtues i bordit të muzeut, shprehu në mediat angleze keqardhjen e tij për këtë moskuptim të së shkuarës dhe “ankthit post-imperialist”.

“Fatkeqësisht, mendoj se nuk ka ardhur ende koha për të treguar historinë e vërtetë të Komonuelthit. Do të duhet ende kohë që publiku ta kuptojë Perandorinë në dimensionin e saj të plotë”.

I hapur në vitin 2002 në Bristol, muzeu prej disa vitesh nuk ishte i hapur për publikun, por vendimi për ta mbyllur përfundimisht u mor ditën e dielë, pas dështimit të fundit për të siguruar një ambient ekspozimi në Londër.

Mbi 50 mijë koleksione letrash, fotografish, dokumentaresh, pikturash, dorëshkrimesh dhe objekte historike do të shpërndahen mes muzeve të tjerë në vend dhe koleksionistëve në ankande.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA