Juve merr titullin
13/05/2012 00:00
Pas 10 vjetësh, në aspektin zyrtar, Juventusi merr trofeun e kampionit të Italisë, i 28 ky në historinë e klubit bardhezi.
Skuadra e Contes mposht 3-1 Atalantën duke e mbyllur sezonin në kuotën e 84 pikëve dhe njëkohësisht pa asnjë humbje.
I ka dhënë fund aventurës 19-vjecare me Juventusin edhe sulmuesi legjendar Aleks Del Piero, i cili shënoi golin e dytë të kësaj sfide.
I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për të duartrokitur kapiteni Del Piero, i cili me bluzën e Juves ka shënuar gjithsej 208 gola, duke i fituar të gjitha trofetë.
Top Channel