Hokej, Suedi-Rusi, përgjaket akulli

12/05/2012 16:00

Në Suedi po zhvillohet kampionati botëror i hokejit, një sport ku toleranca ndaj dhunës tërësisht jashtë garës sportive, është e madhe.

Në Stokholm luajtën vendasit pretendentë kundër Rusisë, edhe kjo pretendente për trofeun e kampionit.

Por takimi degjeneroi në dhunë mes lojtarëve kundërshtarë. Dhuna u shoqërua me gjakosje, aq sa loja u ndërpre dhe njëri lojtar i Suedisë u detyrua të braktisë pistën e akullit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithcka ka nisur pas ndërhyrjes së ashpër të rusit Yemelin kundër suedezit Franzen. Ky i fundit ngrihet dhe reagon ashpër ndaj kundërshtarit. Në mbrojtje të lojtarit rus, ndërhyn shoku i tij i skuadrës, Malkin. Më pas ndërhyn gjyqtari i takimit për të ndalur zënkën. Pikërisht në këtë moment, suedezi Franzen merr një goditje të fortë me brryl nga lojtari rus dhe përfundon i shtrirë e i gjakosur në akull.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, për të rinisur pas shoqërimit të Franzen për të marrë ndihmën e parë. Takimi përfundoi me rezultatin 7-3 për skuadrën ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA