Edhe Djokovic “viktimë” e ngjyrës blu

12/05/2012 16:20

Edhe tenisti serb, Novak Djokovic, numri një në renditjen botërore, “bie” në terrenin me ngjyrë blu të turneut të Madridit, një ditë pas disfatës së tenistit spanjoll, Rafael Nadal.

Faji për Djokovic është i terrenit tepër të rrëshqitshëm dhe që imponon një lojë shumë herë më të shpejtë, por edhe ngjyra e tij.

Thuajse të njëjtat arsye dha edhe Nadal kur u eleminua ditën e premte. Por ndërsa spanjolli nuk komentoi nëse do të marrë pjesë në turne me terrene të tilla, tenisti serb u tregua kategorik.

“Asnjëherë tjetër në një terren të tillë. Kjo ka qenë java më katastrofë e karrierës time. U përpoqa të ambientohem me terrenin e ndryshuar, por nuk ia arrita dot. Nëse asgjë nuk ndryshon, për mua vitin e ardhshëm do të ketë një turne më pak”, deklaroi Djokovic.

Djokovic u mund në dy sete nga bashkëatdhetari i tij, Tipsarevic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA