Një 54-vjeçar, person me aftësi të kufizuara, i arrestuar, për akuzën e
dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në 2008, pretendon se
prej një jave mbahet në burg në mënyrë të paligjshme.

Denoncimin e ben avokati i tij mbrojtes, Alban Bengasi, i cili publikoi per mediat rastin, duke u shprehur se Gjykata e Larte me daten 4 maj ka urdheruar pezullimin e vendimeve te dy gjykatave te meparshme, qe e denonin ate me 5 vjet burg per dhenie ndihme te kalimit te paligjshem te kufirit, çka duhet te sillte, sipas avokatit, lirimin e tij të menjëhershëm.

Gjykata e Larte i eshte referuar gjendjes se tij shendetesore dhe mungeses se rrezikshmerise. Por Prokuroria  prej tete ditesh ka refuzuar ta liroje, pasi i referohet nje qarkoreje te ish-prokurorit te Pergjithshem Theodhori Sollaku.

“Gjykata e Lartë në urdhërin për pezullimin e ekzekutimit të dënimit, është referuar te neni 417 i Kodit të  Procedurës Penale, në bazë të të cilit është nxjerrë ky urdhër dhe ka pezulluar edhe vendimin e ekzekutimit me burgim, që do të thotë të lirohet në mënyrë të menjëhershme dhe këtë ekzekutim do ta bëjë Prokuroria e Përgjithshme. Qarkorja nuk bazohet në asnjë akt ligjor dhe nënligjor, të vetmet akte ligjore dhe nënligjore, të cilat janë të plotfuqishme në Republikën e Shqipërisë janë Kushtetuta, ligjet e këtij vendi dhe vendimet e Këshillit të Ministrave. Me qarkore nuk mund të kundërshtohen as vendimet as urdhërat e Gjykatës”, tha Bengasi.

Avokati Bengasi deklaron se iu eshte drejtuar me nje shkrese te dyte Prokurorise se Pergjithshme, per zbatim te vendimit te Gjykates se Larte, Avokatit te Popullit, ministrit te Drejtesise dhe madje edhe kryetarit te Komisionit te Ligjeve, zotit Ilir Rusmaili, ne te cilin kerkohet edhe nderhyrja e tij.

“Ne, për këtë rast të paprecedentë kemi vënë në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme, ministrin e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe së fundmi edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, sqaron Bengasi.

Por i kontaktuar ne telefon nga Top Channel, zëdhënësi i Prokurorise se Pergjithshme, Plator Nesturi pohoi se per rastin konkret, vertetë gjykata ka urdheruar pezullimin e ekzekutimit te vendimeve te meparshme, por referuar nje qarkoreje te 2007, ky urdher konsiderohet i ekzekutuar dhe ne kete rast nuk mund ta beje prokurori lirimin e personit, por duhet qe ta beje gjykata me nje vendim tjeter, pasi ky urdher i Gjykates se Larte konsiderohet, sipas qarkores, si vendim administrativ. Qani Haskasa ishte denuar nga dy shkallet e gjykatave me 5 vjet burgim per dhenien ndihme te kalimit te paligjshem te kufirit te nje çifti ne 2008. Ai u arrestua ne fillim te ketij viti, si person i kerkuar dhe Gjykata e Larte ne urdherin e saj referuar gjendjes shendetesore te tij, urdheron te pezullohet vendimi per arrestimin e tij.

Top Channel