Tuneli i Dashurisë
11/05/2012 14:05
India ka Taj Mahalin dhe Parisi konsiderohet si qyteti i dashurisë, por vetëm në Ukrainë gjendet Tuneli i Dashurisë.
Në një hekurudhë afër qytetit Klevan, në lindje të vendit, një tren kalon tre herë në ditë për të çuar dru në një fabrikë. Deri tani nuk ka asgjë romantike.
Por, gjatë verës ky udhëtim bëhet i mrekullueshëm për shkak të gjelbërimit të pemëve që krijojnë një tunel natyral.
Ky tunel preferohet shumë nga të rinjtë e dashuruar dhe legjenda thotë se çiftet duhet të shprehin një dëshirë. Nëse dashuria e tyre është e vërtetë atëherë dëshira plotësohet.
Top Channel