40 vjet më parë, në garën për pushtimin e hapësirës mes NASA-s dhe rivales së saj të Rusisë ish-komuniste, agjencia amerikane triumfoi duke sjellë dhjetra imazhe të Tokës, shkrepur nga lartësia nëpërmjet satelitit “The Blue Marble”.
Por sot, 40 vite më vonë, Rusia hakmerret duke publikuar një imazh të vetëm, një imazh që tregon planetin tonë si kurrë më parë, qartësisht me cilësinë 12 megapiksel.
Foto është shkrepur nga sateliti rus i hidro-meteorologjisë, Electro-L, satelit i gjeneratës së fundit i hedhur në orbitë, në 36 mijë kilometra distancë mbi brezin ekuadorial, në janar të vitit 2011.
Electro-L nis drejt Tokës një imazh cdo 30 minuta dhe cdo piksel është ekuivalent me 1 kilometër.
Por për Robert Simmon, shkencëtar në Goddard Space Flight Center, imazhet e sjella nga NASA në tokë, nuk janë as më të mira, as më të këqia se ato të rusëve. “Ndryshimi gjendet tek përpunimi i të dhënave”, thotë ai.
Top Channel