Një anije çisternë në pronësi të një shoqërie greke u pengmorr nga piratët në ujrat e Detit Arabik, konfirmoi të premten vetë kompania.

Në një deklaratë, mësohej se anija e quajtur “Smyrni”, po lundronte me flamur libian dhe transportonte 135 mijë tonë naftë, në momentin kur u sulmua pranë brigjeve të Omanit.

Kompania humbi kontaktin me anijen në orën 11:50 të ditës së enjte. Nga fotografitë satelitore, duket se çisterna është duke lundruar në drejtim të Somalisë, ku piratët kanë disa qendra të tyre.

Anija, e cila bënte rrugën e saj të dytë pasi ishte lëshuar në det vetëm në fund të 2011-s, operohej nga një ekuipazh prej 15 personash, të përbërë nga indianë dhe filipinas.

Goditja e çisternës përbën një ngjarje shqetësuese, sidomos pas një rënie relative të numrit të sulmeve të piratëve, ndikuar nga prezenca e shumë trupave ushtarake të NATO-s në rajon dhe vendosja e rojeve të armatosura në shumë anije transportuese nga shumë vende të ndryshme.

Aktualisht, është ende e paqartë nëse “Smyrna” ishte e shoqëruar me ndonjë eksortë rojesh.

Zakonisht, piratët sulmojnë një anije duke përdorur gomone të shpejta, me të cilat rrethojnë mjetet lundruese, në bordin e të cilave ngjiten më pas duke përdorur kërcënimin e armëve.

Sipas të dhënave, 17 anije dhe 300 anëtarë të ekuipazhit po mbahen aktualisht në zona të panjohura në Somali. Për lirimin e tyre kërkohen shuma të rëndësishme parash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA