Një shtetas serb është shpallur fajtor nga gjykata e Prishtinës nën akuzën e kryerjes së krimeve të luftës, duke marrë një dënim prej 14 vjet burg.

I pandehuri Zoran Koliç është konsideruar fajtor për vrasjen e robërve në burgun e Lipjanit, në maj të vitit 1999.

Trupi gjykues që ka dhënë vendimin përbëhej nga gjyqtarë të misionit EULEX dhe gjyqtarë kosovarë, të cilët kanë rënë dakord për verdiktin.

“Trupi gjykues e shpalli Koliç fajtor për dy akuza, njëra për krime lufte ndaj popullsisë civile dhe tjetra për armëmbajtje pa leje”, thuhet në një komunikatë të misionit evropian.

Pas dhënies së dënimit, pala mbrojtëse e Koliç ka të drejtë ta apelojë atë brenda 15 ditëve pas marrjes së tij me shkrim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA