Grumbullohet Brazili, Dinho jashtë

11/05/2012 18:35

Ronaldinho nuk figuron në listën e 23 lojtarëve të thirrur në Brazil për katër miqësore të parashikuara në nga data 26 maj në 9 qershor, kundër Danimarkës, Meksikës, SHBA dhe Argjentinës.

Trajneri Menezes ka sqaruar se nuk beson më në ish-yllin e Barcelonës dhe Milanit dhe e ka hequr atë nga lista.

Ndërkohë, në listë nuk mungojnë Neto, Thiago Silva, Pato dhe Juan Jesus, të cilët luajnë në Itali me ekipet Fiorentinam, Milan dhe Inter.

Nga lojtari “i dëbuar” nuk ka pasur ende një reagim, por ka vite që ai e ka humbur formën e tij më të mirë, që kur prishi marrëdhëniet me trajnerin e dikurshëm të Barcelonës, Raikard.

Top Channel