Ende e turbullt ngelet situata politike në Athine pas takimit te
kryesocialistit Venizellos, që ka në dorë mandatin për krijimin e
qeverisë, me liderin e konservatoreve Samaras.

Dy partite, qe nuk mund te krijojne se bashku qeveri koalicioni nga ndeshkimi, qe u kane dhene votuesit per politiken e ndjekur dhe gjendjen ekonomike te vendit kerkojne mbeshtetjen e dy partive te tjera, Aleances te se Majtes Radikale dhe te Majtes Demokratike, per nje qeveri kombetare.

Por asnje prej ketyre  partive nuk pranon te ndryshoje ate çka u ka premtuar zgjedhesve ne fushate, zhberjen e marrëveshjes se ndihmes, duke qendruar Greqia ne Eurozone.

“Duhet te kete qeveri. Nje qeveri e qendrueshme qe te marre pjese apo te pranoje me vote tolerance edhe e Majta Radikale. Duam te shmangim me ç’eshte e mundur zgjedhjet sepse nuk duam qe laicizmi te demtoje akoma me shume vendin”, thotë Andonis Samaras, lideri i Demokracisë së Re.

Shpresa e fundit eshte nje “PO”  radikaleve te majte ndaj propozimit Venzellos per nje qeveri te kater partive, perndryshe vendi shkon ne zgjedhje te reja. Ne sondazhet e oreve te fundit Aleanca e se Majtes Radikale  rrit ndjeshem fuqine e saj duke dale madje partia e pare me 23 deri 28% te votave,ndersa te gjitha partite e tjera humbasin nga 2% deri ne 3 % te votuesve.

Nderkohe që  zera shqetesues nga Parlamenti Europian u bejne thirrje grekeve te mos jene shkaku i zhvillimeve negative ne familjen europiane, Brukseli behet gati per te perballuar çdo te papritur.

Nga ana e tij Berlini nepermjet ministrit gjerman  te Financave Volfgang Shcauble, paralajmeron se Eurozona do te mund te duronte nje dalje te Greqise nga monedha e perbashket, sepse tani eshte me e forte, prandaj dhe u ben thirrje te gjitha partive qe nuk jane dakord me marreveshjen e huase dhe reformat, t’u thone te verteten qytetareve se nuk ka rruge tjeter per shpetimin e vendit.

“Të dy partitë e mëdha duhet të marrin mesazhin qe populli grek u ka dhene. Nuk duhet të mendojnë se mund të luajnë një rol primar duke marrë parasysh numrin e ulët të votave që morren. Duhet tashme nje ndryshim”, tha Costas Vogas, biznesmen.

Nga ana tjeter Bloomberg thekson ne numrin e fundit se nuk eshte kaq e thjeshte dalja e Greqise nga euro, pasi demet financiare te shteteve anetare do te ishin ne mbi 500 miliard euro, ndersa me te medha se ato do te ishte prishja e imazhit te BE dhe ndoshta edhe shperberja e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA