Barcelona arrin marrëveshjen për Gareth Bale

11/05/2012 13:50

Barcelona kërkon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes në kuadër të sezonit 2012-2013 dhe emri më i lakuar i ditëve të fundit është Gareth Bale.

Futbollisti i Tottenham kërkohet edhe nga Chelsea e Manchester City, por klubi spanjoll është në avantazh për blerjen e tij dhe sipas ‘Marca’, blaugranat kanë arritur një marrëveshje prej 40 milionë eurosh me klubin londinez.

Gareth Bale është një mbrojtës krahu që spikat për lojën e tij sulmuese dhe në 159 ndeshje me Tottenham në Premier League ka shënuar 29 gola.

Barcelona ka pasur shumë probleme këtë sezon në krahun e majtë të mbrojtjes pasi Adriano dhe Eric Abidal nuk kanë qenë gjithmonë të disponueshëm dhe Guardiola ka përdorur Puyol në këtë pozicion ose ka ndërruar skemën duke luajtur me 3 mbrojtës.

Top Channel