Rekord i ri botëror në serf

10/05/2012 20:20

Serfisti profesionist, Garret McNamara, është shndërruar në rekormbajtësin e Librit Guinness për dallgën më të lartë të “kalëruar” ndonjëherë, e lartë 23,7 metra.

Rekordi u regjistrua në muajin nëntor në bregdetin e Portugalisë, por u konfirmua nga ekspertët e “Guinness” gjatë të enjtes.

I certifikuar nga një panel ekspertësh, 44-vjeçari McNamara theu rekordin e mbajtur në vitin 2008 nga legjenda e serfit, Mike Parson, me më pak se 30 centimetra.

Duke “vëllazuar” dallgët në Nazare, McNamara rrezikoi seriozisht jetën, kur një mur gjigant prej uji i erdhi përballë.

”Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës që kam mundësinë të bëj atë që bëj. Rekordi botëror nuk do të thotë shumë për mua, por është shumë i rëndësishëm për qytetin e Nazaresë, Portugalinë, familjen dhe miqtë e mi atje”, deklaroi McNamara, gjatë dorëzimit të çmimit prestigjioz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA