Greqia vazhdon te mos kete ende qeveri. Pasi ka deshtuar edhe lideri i
Aleances te se Majtes Radikale Tsipras, per nje skeme te spektrit te
majte, presidenti grek Papulias u ka dorezuar mandatin socialisteve ne
perpjekjen e tretë dhe të fundit për të shmangur zgjedhjet e reja.

Shumica e analisteve paragjykojne si te pamundur edhe shansin e socialistëve, duke e konsideruar skenen politike ne vend si Kullen e Babelit, ku te gjithe flasin gjuhe te ndryshme.Kryetari i PASOK-ut Venizellos eshte shprehur se do te shfrytezoje çdo mundesi qe i jep mandati treditor per te mos deshtuar, duke kerkuar tolerancen e gjithe forcave politike.Ne rast te kundert presidenti grek shpall nje qeveri te perkohshme qe çon vendin ne zgjedhje te reja.

“Nuk pres asgjë. Mendoj se do të kemi zgjedhje të reja dhe kjo është zhgënjyese”, thotë një pensionist grek.

“Dua të besoj se me përpjekjet ndërmjetësuese të presidentit do të gjendet.Zgjidhja më e mirë për vendin. Nuk kemi nevojë për zgjedhje të reja. Gjithesecili duhet patjeter te bjere dakord dhe te gjendet nje kompromis për të mirën e popullit grek”, thotë një qytetar i Athinës.

Ne kete mozaik shumepartiak ku mungon konsensusi politik, bordi drejtues i Fondit Europian të Stabilitetit Financiar ka deklaruar se disbursohen 4,2 nga 5.2 miliardë euro për Greqinë.Eshte kesti i pare qe çlirohet nga paketa për Greqinë, i reduktuar me 1 miliard euro me pak, shume te cilen fondi thote se do e çliroje me vone sipas nevojave të Greqisë për likuiditete.

Pavaresisht levrimit te ndihmes, 6 nder 10 investitore te huaj qe kane marre pjese ne nje sondazh per ‘Bloomberg’ kane deklaruar se parashikojne dalje te Greqise nga Eurozona brenda 2012,fakt qe mbeshtetet edhe nga agjencite e vleresimit, qe shohin paaftesine e grekeve te perçare ne maksimum per te krijuar qeveri dhe vleresojne se  efekti domino dhe demet ndaj kreditoreve ne rast perjashtimi te Greqise nga monedha e perbashket nuk do te jene aq te medha sa disa muaj me pare.

Si Berlini edhe Brukseli kane bere te qarte se presin nga Athina te respektoje detyrimet e saj,ndersa ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle ka cuar mesazhin se Gjermania kerkon ta mbaje Greqine ne Eurozone,por kjo tashme eshte ne duart e grekeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA