Putin pas betimit luan hokej në akull

09/05/2012 00:00

Vladimir Putin nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për sportin e
hokejit në akull. Këtë ai e vërtetoi edhe në ditën kur ai bëri betimin
si presidenti i ri i Rusisë.

Vetëm pak orë pas përfundimit të ceremonisë zyrtare në Kremlin, Vladimir Putin veshi patinat për t’u bërë pjesë e një ndeshje hokeji mes skuadrës së Amatorëve të Hokejit ku ai bënte pjesë dhe asaj të përbërë nga Legjendat e këtij sporti në Moskë.

Kreu i shtetit rus tregoi të gjithë aftësitë e tij në këtë përballje duke shënuar 2 herë, ndërkohë që fituesi i ndeshjes u caktua nga gjuajtjet e penalltive.

 

Kjo ndeshje hokeji pati edhe 2 spektatorë të vecantë dhe bëhet fjalë për ish-kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, mik i hershëm i Vladimir Putin dhe ish- kancelarin gjerman, Gerhard Shrëder.

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA