Pse duhet zëvendësuar makina me biçikletën?

09/05/2012 19:00

Dikur të dashuruar me biccikletën, me ardhjen e demokracisë, kur fituam lirinë për të blerë makina, e injoruam këtë mjet kaq të thjeshtë, por praktik.

Së fundmi, na është rizgjuar dashuria. Pjesa e parë e emisionit të Pasdites iu kushtua pikërisht këtij mjeti lëvizës, të harrua nga shqiptarët, por që po mundohet të rizgjohet nëpërmjet disa sipërmarrjeve personale.

Ened Mato është njëri prej të paktëve që ka marrë guximin e ka hapur një
biznes biçikletash në kryeqytetin shqiptar. Ai shpjegoi përparësit e
përdorimit të biçikletës, që nga mbajtja e trupit në formë, e deri tek
shmangia e ndotjes së ambientit.

Një përdoruese e rregullt e biçikletës

Të shikosh një vajzë të bukur që nget biçikletën është e rrallë nëpër rrugët e Tiranës. E veshur me stil dhe plot ngjyrë pranverore Iris Sojli lëviz cdo ditë me biçikletë nëpër rrugët plot makina të kryeqytetit.

“Për mua biçikleta është mjeti i qarkullimit dhe nuk është vetëm një mjet për të dalë nga liqeni për t’u dobësuar apo për sport. Është mjet dhe problemi është se këtu nuk konsiderohet kështu”, thotë Irisi.

Bukuroshja e rikthyer në Shqipëri pas një periudhe studimesh në Francë nuk e ka aspak problem lëvizjen me biçikletë. Irisin e gjejmë teksa del nga puna dhe nuk ka ndonjë veshje të veçantë kur nget biçikletën. Megjithëse menaxhon një agjenci jahtesh, Iris nuk ka zgjedhur luksin e një makine, por ka besuar tek biçikleta megjithë vështirësitë që të ofron Tirana.

“Korsitë e biçikletave në fund e fillim mbyllen nga makinat tw parkuara. Në të vetmen korsi ku mund të kaloj, makinat u bien borisë për të parakaluar. Ka shumë ende për të mësuar e për të edukuar”, shton Iris.

Irisi nuk e përdor kurrë justfikimin “u vonova se kishte trafik”, sepse me biçikletën e saj nuk ndodh ndonjëherë që të bllokohet në Tiranën e një milion banorëve. Sot Irisi është në minorancë sepse të paktë janë ato vajza dhe djem të rinj që kur kanë mundësi të blejnë makinë të zgjedhin biçikletën. Por kur e dëgjon se sa me dashuri flet për mjetin e saj të transportit, ku i dihet ajo mund të ketë nisur një trend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA