Situata e nderë në vend dhe deklaratat e ndërsjellta kërcënuese mes
politikës greke dhe faktorit ndërkombëtar, kanë sjellë pasojat e para
negative në turizmin grek.

Sipas të përditshmes “To Ethnos”, javën e fundit përpara zgjedhjeve të së dielës dhe ne vazhdim, dhjetera fluturime çarter të agjencive të huaja kane anuluar fluturimet drejt destinacioneve turistike te Greqise, duke i dhene nje goditje te rende industrise kryesore te Greqise.

Gazeta citon eksperte te turizmit, te cilet thone se klima negative e krijuar prej zhvillimeve te fundit politike ne Greqi, e kombinuar dhe me friken e nderkombetareve per trazira dhe destabilitet politik ne vend, po shtyjnë gjithnjë e më shumë turistët te anulojne pushimet e tyre ne Greqi.

Demi me i madh duket se do t’i behet turizmit ne ishullin e Kretes dhe ishujve te jonit, dhe pa dyshim kryeqytetit, Athine.

Agjencitë turistike kërkojnë zbatimin e menjëhershëm të një strategjie kombetare per turizmin dhe padyshim qetesimin e situates politike ne vend, ne te kundert kriza ne turizmin e vendit do te jete e pashmangshme dhe pasojat katastofike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA