E paralizuara kompleton maratonën, s’merr medalje

09/05/2012 11:50

Claire Lomas arriti të priste vijën e finishit të maratonës së Londrës ditën e hënë pas 16 ditësh lodhjeje. Hap pas hapi, 32-vjeçarja e paralizuar arriti të mbyllte garën falë një kostumi bionik që e lejoi të ecte.

Kostumi mekanik e ndihmoi në kontrollin e këmbëve për të përshkuar distancën e 42 kilometrave. Gjithsesi, kjo përpjekje epike nuk u vlerësua me medalje nga zyrtarët e garës. Për këtë arsye, të martën pjesëmarrësit e tjerë në garë i dhuruan Claire Lomasit medaljet e tyre.

Britanikja e nisi garën së bashku me të tjerët në datën 22 prill dhe ka përshkuar rreth 4 kilometra në ditë.

32-vjeçarja u paralizua në të dyja këmbët pasi theu shtyllën kurrizore kur ra nga gali gjatë një gare hipizmi 5 vjet më parë. Që nga ajo kohë ajo ka përdorur një kostum bionik që i lejon lëvizjen e gjymtyrëve nëpërmjet disa sensorëve dhe një sistemi kompjuterik.

Lomas u shpreh për ‘Daily Mail’: “Ishte e vështirë, por kur e nisa isha e vendosur ta çoja deri në fund maratonën, ditë pas dite.”

Claire Lomas qëndronte në hotel netëve e më pas dërgohej sërish me makinë aty ku kishte lënë garën e saj. Koha e britanikes nuk është matur nga zyrtarët. Ata deklaruan se konkurrentët duhet ta mbyllnin garën po atë ditë kur ajo filloi në mënyrë që t’i jepej një medalje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA