
Në momentet kur e Majta Radikale përpiqet të krijoje nje qeveri me bosht
politik, rinegocimin e marrëveshjes së huasë për Greqinë dhe anulimin e
saj, BQE ka kërcënuar zyrtarisht Athinën se nuk ekziston asnjë mundësi
për rishikimin e saj dhe se moszbatimi me rigorozitet të plotë i
kushteve do të jetë një firme për daljen me vullnet te plote te saj nga
Eurozona.
Paralajmerimi behet nga nje prej zyrtareve me te larte te saj, Asmusen qe dikur ka qene krahu i djathte i ministrit te Financave te Gjermanise Shcauble, i cili ka lene te nenkuptohet se Greqia mund te mos marre as parate e kestit te rradhes per muajin maj.
Boshlleku politik ne Greqi vazhon te krijoje nje klime negative per euron ne tregjet financiare. Udhekryqi ku kane arritur pas zgjedhjeve te 6 Majit forcat politike cilesohetm si teper i rrezikshem per te ardhmen e vendit dhe me pas per zonen e Euros. Sipas ‘New York Times’ ne se vazhdon ky destabilitet politik ne Greqi,pritet falimentimi i saj i sigurt ne muajin gusht dhe nje finale kaotike ne Eurozone,ndersa Gjermania dhe Franca do te demtohen me shume si arkitekte te marreveshjes se shpetimit.
Nderkohe konservatoret dhe socialistet greke kane shprehur kundershtimet e tyre te hapura ndaj perpjekjes te liderit radikal Aleksis Tsipras per nje front partish te majta, duke mos i dhene nje vote tolerance ketij grupimi.Ne fillim Andonis Samaras ka deklaruar se ky plan i radikaleve e çon Greqine drejt dhrahmise dhe shkaterrimit.
Me pas kryesocialisti Venizellos ka kembengulur se zgjidhja me e mire eshte nje qeveri e shpetimit kombetar qe do te vazhdoje reformat.Tsipras me ane te nje letre drejtuar FMN, BQE dhe BE shpreh vleresimin se politiken e reformave qe duan te zbatojne PASOK dhe Demokracia e Re ne Greqi, e votuan vetem 33% e qytetareve.
Por shpernadrja e forcave te spektrit te majte nuk favorizon aspak liderin e ri ,te krijoje qeveri keshtu qe pritet ne mbremjen e se merkures,ai te dorezoje mandatin tek presidenti dhe ne kete menyre, perpjekja u kalon socialisteve si force e trete, me shanse pothuajse zero, per t’ja arritur qellimit.Ne kete pazëll politik ku mungojne shume pjese per te krijuar nje teresi solide dhe kuptimplote per vendin qe kercenohet direkt me falimentim dhe dalje nga eurozona, shihen si nje mundesi e vogel por e vetme, zgjedhjet e reja ne muajin qershor te cilat mund te sjellin nje vote me te qarte, se si duhet te qeveriset vendi.
Top Channel