10 vite më parë, NASA mori imazhet e para me rezolucion të lartë të Tokës, parë nga orbita e saj. Në 2002, u hodh në hapësirë sateliti “Aqua”. Për nder të këtij përvjetori, agjencia amerikane e hapësirës bëri publike disa foto të marra nga orbita e planetit tonë.
Fotot janë shkrepur ndër vite, që nga 2002, deri në vitin 2012, duke dokumentuar me pamje, magjitë e natyrës, si retë mbi Kinë, shpërthime vullkanike dhe katastrofat e njerëzimit, sic ishte ajo e Deepwater Horizon në Gjirin e Meksikës. (Disa nga imazhet më poshtë)
Në një imazh të marrë në tetor të vitit 2011, tregohen retë mbi malet e Kinës Lindore.
Në foton më poshtë duket qartë shpërthimi i vullkanit Puyehue-Cordon Caulle në Kili.
Një foto e 10 qershorit 2010, ku tregohet nga lartë katastrofa natyrore që përfshiu Gjirin e Meksikës pas zjarrit të rënë në platformën naftënxjerrëse Deepwater Horizon.
Në këtë foto të 2009-s, tregohet një stuhi dëbore në brigjet e Atlantikut në Shtetet e Bashkuara.
Një stuhi rëre në shkretërirën e Irakut. Foto e marrë nga korriku i 2009-s.
Në 10 vjet sateliti Aqua mbolli plot 29 milion gigabyte të dhëna. Ai është ende funksional dhe me rezolucion për fotot akoma më të moderuar se sa 10 vite më parë.
Top Channel