Pato: Po punoj për Olimpiadën

08/05/2012 18:05

Disa javë pas dëmtimit të radhës muskular në ndeshjen ndaj Barcelonës, Alexandre Pato është rikthyer të flasë për mediat.

“Vendimi që unë të luaja në Barcelonë u mor nga të gjithë, përfshirë mua. Tani po punoj intensivisht për Olimpiadën e Londrës”, shprehet sulmuesi brazilian i Milanit për Rede Globo.

Edhe pse ka pësuar shumë dëmtime muskulare këto dy vitet e fundit, Pato është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij futbollistike: “Unë jetoj për futbollin, është puna dhe jeta ime. Kur luaj futboll jam i lumtur. Dua të kthehem të luaj mirë, të bëj gola dhe të jap kontributin tim tek Milani dhe Brazili.”

Gjatë programit televiziv brazilian edhe trajneri i kuqezinjve lavdëroi Paton.

“Është një lojtar i rëndësishëm edhe pse këtë sezon luajti shumë pak. Është i ri dhe mendoj se mund të bëhet më i miri në botë”, theksoi tekniku i kuqezinjve.

Top Channel