
Nejmar bëhet pjesë e historisë së Santosit. Sulmuesi brazilian vendosi
një rekord të ri për këtë klub me 104 gola të shënuar duke barazuar
Zhoao Paulo dhe Serzhinjo Culapa.
Së fundmi, Nejmar vendosi emrin në listën e golashënuesve në ndeshjen me Guaranin, që Santosi e fitoi me rezultatin 3-0 dhe Nejmar këtu arriti të shënojë 2 herë. Përsa i përket sezonit, Nejmar është ngjitur në kuotën e 22 golave në 23 ndeshje të zhvilluara në kampionatin brazilian e megjithatë sulmuesi 20 vjecar preferon të tregohet modest kur i flasin për këto shifra.
‘Ajo që po bëj është thjesht shënimi i golave për Santosin-mësohet të ketë thënë Nejmar pas ndeshjes.
Fakti që Nejmar shënon vazhdimisht në kampionatin brazilian ka bërë që ai të vihet në qendër të vëmendjes së klubeve evropiane dhe sidomos Barcelonës. Vitin e kaluar, klubi katalanas nisi bisedimet me Santosin, por në fund Nejmar nënshkroi një kontratë me ekipin aktual deri në vitin 2014.
Top Channel