Njësia  e  hetimeve të  krimeve  ekonomike  dhe  korrupsionit në drejtorinë rajonale të Ferizajt kanë arrestuar një të dyshuar për mashtrim.

 I dyshuari Nezir. N i cili është arrestuar të hënën në qytetin e Ferizajt, ka grumbulluar mjete financiare gjoja për shërimin e disa fëmijëve të cilët vuajnë nga sëmundja e epilepsisë.
 
I dyshuari për këtë aktivitet kishte përdorur gjashtë aktivistë të tjerë për të grumbulluar të holla në emër të një organizate humanitare.
 
I dyshuari paratë e grumbulluara që arrinin shifrën prej mijëra eurosh dyshohet se i ka keqpërdorur duke mos i dhënë për qëllimin për të cilin janë mbledhur.
 
Policia e Kosovës ka dyshime se personi i njëjtë është i dyshuar edhe për raste të tjera të ngjashme të mashtrimit dhe është në proces të grumbullimit të provave materiale.
 
Personit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave tjera gjyqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA