Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle u shpreh i kënaqur nga plani aksional i miratuar nga qeveria e Shkupit në kuadër të dialogut paraqasës të nivelit të lartë midis Maqedonisë dhe BE-së.

“Konkluzionet e arritura në takimin e parë në mars janë plotësuar në të gjitha gjashtë pikat dhe kjo është me rëndësi. Jam i kënaqur nga miratimi i planit aksional nga ana e qeverisë në muajin prill, por tani është me rëndësi që të punohet në implementimin e tij”, deklaroi Fyle.

Në takimin me zotin Fyle, kryeministri Nikolla Gruevski ka biseduar edhe për Marrëveshjen e Ohrit dhe për raportet ndërnetnike, përfshrië edhe vrasjen e pesëfishtë në Shkup.

“Shoqëria multientike maqedonase dhe institucionet e sistemit në dhjetë vitet e fundit të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit kanë dëshmuar se kanë kapacitet për tu ballafaquar me sfida të ndryshme”, deklaroi Gruevski.

“Konteksti i integrimit evropian dhe evroatlantik kanë merita të veçanta për këtë dhe jo rastësisht rëndësia e këtij konteksti është shënuar në fjalitë e para të Marrëveshjes së Ohrit. Energjia e shoqerisë tonë është koncentruar në integrim, kurse përparimi në këtë drejtim e ngushton hapësirën për agjenda radikale”, vijoi ai.

Ndërkaq, ndërsa në qeveri po zhvillohej takimi mes kryeministrit Gruevski dhe zotit Fyle, jashtë godinës së qeverisë kanë protestuar dhjetra punëtorë të një fabrike të falimentuar, të cilët akuzuan shtetin se nuk po përmbush detyrimet ndaj tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA