Lideri i Aleances të së Majtës Radikale, Aleksis Tsipras, fillon
negociatat për krijimin e një qeverie koalicioni, pasi udhehëqesi i
konservatorëve Andonis Samaras ka dështuar të gjejë parti të tjera
që mbështesin marrëveshjen e shpëtimit dhe ka dorëzuar mandatin tek
presidenti grek.

38-vjeçari Tsipras, partia e te cilit u rendit e dyta ne zgjedhjet e 6 Majit ka deklaruar edhe para zgjedhjeve se synon krijimin e nje koalicioni te majte, qe do te refuzoje masat shtrënguese të vendosura, si pjesë e marrëveshjes.

Por ne baze te rezulatave zgjedhore duket se do te jete e pamundur qe ne tre ditet qe ai ka ne dispozicion te arrije nje bashkim forcash qe bien dakord me politiken e tij.Udheheqesi i se Majtes Radikale shpeshehere ka kundershtuar hapur Berlinin dhe kancelaren Merkel duke e quajtur paketen e huase teper barbare dhe duke kerkuar qe ajo te mos realizohet. Per sa u perket grekeve ata shfaqen te ndare ne lidhje me shansin historik.

“Unë nuk dua një qeveri koalicioni. Unë dua një qeveri që do të reflektojë vullnetin e popullit dhe grekët janë përgjigjur, por ata nuk e duan atë që po ndodh tani”, thotë një qytetar grek.

Nëse dhe Tsipras deshton mandati i kalon kreut te  PASOK ut dhe ish-ministrit te financave Evangelos Venizelos i cili nga ana e tij eshte shprehur per nje qeverisje me shume parti parlamentare, me perjashtim te partise neonaziste.Ne te kundert Greqia shkon ne zgjedhje te reja qe thuhet se do te zhvillohen ne 17 qershor.

“Unë besoj se zgjedhjet e reja do të sjellin përsëri një përzierje, nje rezultati kontradiktor qe shkakton reaksion. Dhe ne nuk duhet te kemi një rezultat të tillë, qofte nga ana emocionale ,qofte dhe nga ana praktike dhe ekonomike”, thotë Dimitrios Gletzakos, këshilltar.

Sic nenvizojne analistet u deshen muaj qe udhehesit europiane dhe FMN te hartojne nje marreveshje ndihme per Greqine, te cilen e nenshkruan lideret dhe dy partive te medha Demokracia e Re dhe PASOK, por brenda 12 ore votimesh keta udheheqes ose dolen jashte loje ose kane nje mbeshtetje minimale, per te vazhduar reformat.Shumica e grekeve rreth 75% duan te qendrojne ne eurozone, por 65% e tyre votuan kunder masave  qe mund t’i mbajne ata ne kete hapesire.
 
Greqi, PASOK fitoi në psikiatri

Të dënuarit në burgjet greke kanë zgjedhur tendencën kombëtare, duke
votuar për partitë e vogla dhe duke dëmtuar ato të mëdha si Demokracia e
Re dhe PASOK.

Me një përjashtim të vogël, në krahun e psikiatrisë së burgut athinas të Koridhalosit, më i madhi në vend, PASOK ka marrë numrin më të madh të votave, ose 20.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat greke Antonis Aravantinos, president i sindikatës së gardianëve të burgjeve të shtetit helen.

“Të burgosurit e copëtuan fare sistemin dypartiak. Ata votuan për Syriza, Agimi i Artë dhe Grekët e Pavarur”, ka bërë me dije Aravantinos.

Ndërkohë, në orën 14 të ditës së sotme, lideri i Syrizës, Alexis Tsipras do të pritet nga presidenti i Republikës helene, Karolos Papoulias, i cili do t’i japë detyrën për të formuar qeverinë e re.

Tsipras do të takohet me liderët e të gjithë partive, përfshirë Chrisi Avgi i subjektit filo-nazist Agimi i Artë, si dhe me formacionet që nuk kanë hyrë në parlament e forcat sociale të vendit.

Kreu i konservatorëve, Andonis Samaras, që mori në mesditën e së hënës mandatin nga presidenti Papoulias për krijimin e një qeverie koalicioni, e dorëzoi atë pas disa orësh pasi dështoi në bisedimet e tij me udhëheqësit e partive të tjera parlamentare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA