Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ritheksuar se nuk do të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë dhe as shpallje të një statusi special për veriun e vendit.

Në një intervistë për revistën “Time”, Thaçi ka deklaruar se kohërat e luftrave në Kosovë e Ballkan kanë përfunduar dhe se rajoni tashmë ka hyrë në një rrugë të re.

“Ajo për të cilën luftoj unë është ruajtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, forcimi i saj si një vend i pavarur, me kufij të hapur dhe të integruar në BE dhe NATO”, ka theksuar Thaçi.

Shefi i qeverisë kosovare ka nënvizuar se një ndryshim eventual i kufijve do të kishte një efekt domino në të gjithë rajonin dhe do të sillte trazira.

“Nëse dikush në Bruksel del me idenë e ndryshimit të kufijve, atëherë kjo nuk do të ndalet vetëm në Kosovë, por do të vazhdojë në mbarë Ballkanin perëndimor”, ka thënë Thaçi.

“Do të prekte të paktën gjashtë shtete, pasi çdo shtet në Ballkan ka nga një Mitrovicë të vogël brenda”, ka shtuar më tej kryeministri për “Time”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA