Në orët e mbrëmjes është bërë e ditur gati gjithçka për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe. Boris Tadic, i Partisë Demokratike dhe Tomisllav Nikollic, i Partisë Progresiste do të jenë dy kandidatët për president ne raundin e dytë. Më shumë vota për një për qind për zgjedhjet parlamentare ka marrë Nikollic, kurse Tadic është para në zgjedhjet presidenciale.

Përqindjen kanë ndryshuar për pak. Progresistët kanë 73 vende në kuvend, demokratët 68, ndërsa e treta është partia socialiste me 45 deputet. Shqiptarët kësaj radhe për një përqindje të vogël prej afërisht 0.1 për qind nuk kanë arritur të futen në kuvend.

Festat kanë filluar në shumicën e partisë, ndonëse diku më qetë e diku me më shumë eufori. Tomisllav Nikollic ka deklaruar se ka qenë koha përfundimtare për fitore dhe se do ta shikoj mundësinë e koalicioneve, ndërsa Dacic ka shpallur kandidaturën e tij për kryeministër për të folur për koalicione.

Dhiata e re, socialistët e vjetër. Ivica Daçiç i ka shkuar mirë zëri për
këngë mbrëmjen e së dielës. Muzika tradicionale serbe e ka shoqëruar
liderin e socialistëve në suksesin e tij të fundit. 

Tingujt ballkanik janë dëgjuar në një nga zonat kryesore të Beogradit. Aty nuk kanë munguar as fishekzjarrët.

“Ky është rezultati më i mirë që kemi pasur që pas 5 tetorit. Dua ta falënderoj popullin e Serbisë që e ka kuptuar se Serbia duhet të ketë një politikë të fuqishme dhe të vendosur për të zgjidhur probleme në momente të vështira dhe në krizën që ndodhemi”, deklaroi Daçiç.

Ish-zëdhënësi i Sllobodan Millosheviçit, partinë e tij e ka ngritur nga gjunjëzimi dymbëdhjetë vjet pas revolucionit të 5 tetorit, kur kreu i shtetit të atëhershëm u hoq nga pushteti pas protestave të mëdha.

Serbia në atë kohë kërkonte demokraci. Ishte vendi që kishte shkaktuar luftëra të përgjakshme në rajon. Daçiç, ministër policie, ka arritur sukses në zgjedhje pas koalicionit të mëhershëm me demokratët.

Ai është treguar i fortë në politike dhe me ide të freskëta. Pak i ka ndihmuar edhe arrestimi i shqiptarëve kohëve të fundit.

“Unë nuk dua të kem marrëveshje me dikë e të mos dimë se çfarë politike do të bëjmë. Partnerët tanë nuk mund të na ofendojnë dhe të kërkojnë partneritet. Të jem i hapur, në Serbi ndoshta nuk dihet kush do të jetë president, por dihet se kush do të jetë kryeministër”, tha Daçiç.

Daçiç i ka dhënë shpresë socializmit si ide, ndonëse për shumë njerëz jashtë Serbisë akronimi i partisë “SPS” tingëllon keq e frikshëm.

Zgjedhjet e fundit kanë dëshmuar se tashmë ndryshimet në mes të partive në Serbi janë të vogla, vetëm se disa thonë “kurrë” e disa “ndoshta”. Kurse ndriçimi mbetet i njëjtë, sikurse tingujt e muzikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA