Meshkujt dhe femrat që janë në dekadën e katërt të jetës së tyre janë më të pakënaqur me jetën seksuale se sa çdo grupmoshë tjetër.
Sipas një vëzhgimi në Britaninë e Madhe problemet financiare dhe përkujdesja për fëmijët bën që pasioni në dhomën e gjumit të bjerë ndjeshëm.
Por, nuk ka vend për shqetësim sepse po i njëjti vëzhgim (Sex Census 2012) tregon se jeta seksuale kulmon në moshën 50-vjeçare.
Në anketë morën pjesë 25 mijë persona dhe 25% e personave të moshës 30-39 vjeç nuk ishin të kënaqur me jetën e tyre seksuale.
35% e tyre theksonin se përkujdesja për fëmijët krijonte stres dhe lodhje duke i kufizuar në marrëdhënie.
Ndërsa 52% e personave të moshës 50-59 vjeç u përgjigjën se ishin të kënaqur me jetën seksuale.
Top Channel