Kreu i konservatorëve Andonis Samaras që ka marrë në mesditën e së hënës mandatin nga presidenti Papulias për krijimin e një qeverie koalicioni, e ka dorezuar atë përsëri pas disa orësh duke deklaruar se ka dështuar në bisedimet e tij me udhëheqësit e partive të tjera parlamentare.

Lideri i Demokracisë së Re që është renditur e para në zgjedhjet e 6 Majit, por duke humbur më shumë se 30% të mbështetësve të saj, ka theksuar se ka bërë të gjitha përpjekjet, por nuk ka gjetur mbështetjen e partive të tjera për të vazhduar programin e reformave që kërkojnë BE dhe FMN në kuadrin e marrëveshjes së huasë që po i jepet Greqisë.

“Bëra cfarë ishte e mundur në mënyrë që të kishim një rezultat, por kjo nuk ishte e mundur. Kështu informova presdientin e Republikës dhe dorëzova mandatin”, tha Samaras

Sipas ligjit zgjedhor presidenti Papulias, fton në mesditën e së martës kreun e Aleancës të së Majtës Radikale që u rendit e dyta, duke i dorëzuar atij mandatin për krijimin e qeverisë.

“Ai (Samaras)ka nënshkruar nje marrëveshje kreditimi te dytë dhe masa të reja të dhimbshme të cilat pritet të vijnë në ditët e ardhshme. Në këtë kontekst nuk mund të jetë një qeveri e shpëtimit kombëtar, sic e quan ai, pasi firma dhe angazhimin e tij në kete plan, nuk janë një shpëtim, por një tragjedi për popullin”, tha Aleksis Tsipras, kreu i Aleances së të majtës Radikale.

Aleksis Tsipras nga ana e tij,ka deklaruar para zgjedhjeve se do të bëjë përpjekje për krijimin e një qeverie të koalicionit të majtë duke mos pranuar reformat shtrënguese, por përqindja që kanë siguruar partitë e këtij spektri sipas votave, tregon se edhe kjo përpjekje do të dështojë.

Te njëjtin fat vlerësohet se do të ketë më pas, sipas gjasave dhe mozaikut politik të krijuar pas zgjedhjeve edhe dhënia e mandatit qeverisës tek kreu i socialistëve, Venizellos.

Sipas zhvillimeve të fundit duket se Greqia do të shkojë përsëri në zgjedhje të reja parlamentare, të cilat thuhet se do të zhvillohen në 17 qershor.

Ndërkohë boshllëku politik në vend që sjell moszbatim të reformave dhe thellim të recensionit, ka krijuar përsëri luhatje të tregjeve financiare të cilat i bëjnë presion Athinës duke e kërcënuar me daljen e saj nga eurozona.

Bursa greke ka humbur gati 7 pikë brenda disa orësh, ndërsa euro ka shënuar rënie.

Angela Merkel në fillim dhe më pas edhe zëdhënësja e BE kanë deklaruar se Greqia duhet të vazhdojë zbatimin e reformave dhe të marrë përsëri masa shtrënguese në mënyrë që vendi të dalë nga kriza, ndërsa zyrtarë të FMN kanë sqaruar se ndihmat do të vazhdojnë drejt Greqisë vetëm në rast se vendi qeveriset.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA