Braktis Ferrarin prej 1 milionë $

07/05/2012 12:45

Policia e Dubait ka nxjerrë në ankand një Ferrari Enzo me vlerë 1 milionë dollarë. Kjo “perlë” është braktisur nga i zoti në një parking të qytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe rreth dy vjet më parë dhe nuk është kthyer më për ta marrë.

Mohammed Saif Al Zaffin, drejtor i departamentit të trafikut, theksoi për ‘Daily Mail’: “Makina po kërkohej nga Interpoli dhe në fund u detyruam ta merrnim sepse kishte 20 muaj që rrinte e parkuar.”

Ky Ferrari nuk është e vetmja makinë luksoze që është sekuestruar nga policia. Do të jenë 3 makina të tjera Ferrari, 7 Porsche dhe nga një makinë Corvette, Mercedes, BMW e Range Rovers.

Sipas Zaffin, në Dubai policia mund të sekuestrojë çdo makinë që qëndron e parkuar për 6 muaj radhazi. Pronarët nuk kthehen të marrin makinat e tyre për të mos përfunduar në burg sepse mospagimi i gjobave konsiderohet krim në shtetin arab.

Në botë ekzistojnë vetëm 399 ekzemplarë të Ferrari Enzo, një nga makinat më të kërkuara nga multimilionerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA