Goran Nikollic pret të fitojë zgjedhjet serbe. I ka gjasat e mira për një rezultat pozitiv, ndonëse nuk është në listat zgjedhore. Ai është një analist i njohur ekonomik dhe ka bërë llogaritjen për të mos parë vetëm partitë politike të fitojnë.

Në dyqanet e bastit në Serbi, kësaj radhe nuk është ofertë për të vënë bast ndonjë përballje e Ligës së Evropës, por janë zgjedhjet.

“Zgjedhjet për ata që e njohin skenën janë një mënyrë për të vënë bast pasi rreziku është më i vogël në krahasim me bastet tradicionale. Mundësia për të qenë shumë afër rezultateve të dhëna nga ana e kompanive të basteve është më e madhe nëse vihet bast për partitë e vogla apo ato minoritare pasi e di afërsisht numrin e popullësisë dhe rezultatet e pritshme”, shprehet analisti Goran Nikollic.
 
Kryebashkiaku i Beogradit, Dragan Gjillas, sipas basteve, i ka shanset më të mira për të fituar. Ky trend botëror, por me një mutacion të madh në Ballkan, ka bërë që shumë njerëz të vënë baste për zgjedhjet dhe kjo në njëfarë forme ua bën më të lehtë ngushëllimin me fushatën e zhurmshme zgjedhore. Nikollic ka investuar mbi 2 mijë euro.

“Ka njerëz që janë fansa të mëdhenj për zgjedhjet që e shikojnë si bast në gara me kuaj nëse mund të them. Unë nuk jam fans, thjesht e shoh si një mundësi për të fituar. Për bastet kjo është reklamë”, shton Nikollic.
 
Bastet më të sigurta janë partitë e pakicave pasi ato afërsisht kanë rezultat të njëjtë në zgjedhje. Në këtë fushatë megjithatë ka pasur shumë sulmues, ndonëse mbrojtja ka qenë e dobët. Por, ata që kanë vënë baste duket se do të jenë të parët të marrin nga premtimet politike ose të vetmit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA