Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë votuar pas tensioneve të ngritura me rastin e arrestimit të pesë shqiptarëve të ngarkuar për krime lufte dhe tre personave të tjerë. Ftesat e liderëve kanë qenë për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje si përgjigje ndaj Serbisë.

“Të gjithë qytetarët me të drejtë vote duhet të votojnë dhe presim që të zgjidhen më të mirët”, shprehet Riza Halimi i Partisë për Veprim Demokratik.
Ndërsa Ragmi Mustafa (Partia Demokratike Shqiptare) thekson: “Është një ditë e rëndësishme dhe me metoda demokratike e zgjedhje të lira të kontribuojmë për zgjidhjen e problemeve dhe të sjellim ndryshime pozitive.”

Në qytetet që janë me shumicë shqiptare ka pasur edhe radhë për të votuar. Në Preshevë janë 34 mijë votues, ndërsa në Bujanoc ku jeton edhe një numër i madh i serbëve, janë 39 mijë votues.

Shqiptarët kanë koalicionin e tyre për Kuvendin e Serbisë, kurse në listat e Partisë Liberaldemokratike serbe ndodhet edhe një shqiptar tjetër. Për zgjedhjet lokale garojnë në tri qytete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA