Duke i dhene nje goditje fatale sistemit dypartiak,zgjedhjet ne Greqi
kane sjelle perveç ndeshkimit te dy partive te medha Demokracia e Re dhe
PASOK edhe surpiza te tjera qe ndryshojne skenen politike te vendit per
here te pare pas 37 vitesh.
Sipas rezultatave te para zyrtare te komisionit zgjedhor Aleanca e se Majtes Radikale SYRIZA renditet e dyta ne preferencen e grekeve me gati deri ne 16.5% te votave duke lene ne vend te trete socialistet me rreth 14%% dhe duke qene madje shume prane konservatoreve qe udheheqin ne vendin e pare me perafersisht 19.8%.
Goditje te madhe pervec konservatoreve kane marre edhe socialistet e PASOK-ut qe kane humbur me shume se 70% te mbeshtetesve te vitit 2009.Komunistet greke nuk kane shtuar forcen e tyre, ndersa surpriza tjeter vjen nga partia e djathte e sapokrijuar “Greket e Pavarur” qe doli nga gjiri i konservatoreve, si dhe nga hyrja per here te pare ne histori ne parlament,e partise neonaziste Chrisi Avgji (Agimi i Arte)qe ka mbledhur rreth 7% te votave.
Rezultatet paraprake me shume kane shtuar paqartesine e së ardhmes, sepse me kete mozaik partish qe hyjne ne parlament eshte teper e veshtire bashkeqeverisja dhe duket i pamundur krijimi i nje qeverie koalicioni.Greket qe jane shprehur ne shumice per vazhdimesine e tyre ne eurozone, paralelisht kane cuar mesazhin drejt Brukselit dhe Berlinit se nuk jane dakord me politikat e tyre dhe reformat qe ata kane zgjedhur per daljen e vendit nga kriza.
Sipas ketyre rezultatave Greqia hyn tashme ne nje spirale zgjedhore dhe do te duhen dite per t’u gjetur nje gjuhe e perbashket dhe menyra per krijimin e nje qeverie me baze te gjere. Rezultati ka shtuar ankthin edhe te emigranteve te huaj per te ardhmen e tyre ne kete vend pasi konservatoret kane deklaruar se ne se qeverisin do te anulojne ligjin e neshtetesise,duke pasur edhe mbeshtetjen e partise neonaziste qe eshte shprehur hapur per debimin e tyre ,madje edhe per rrethimin e kufijve te Greqise me mina per te mos kaluar asnje i huaj.
Nga ana tjeter, forca e dyte politike ne vend, Aleanca e se Majtes Radikale ka qene dhe eshte nje parti qe kerkon integrimin e emigranteve te huaj ne shoqerine greke.Ajo qe kerkohet prej politikaneve greke ne oret e ardheshme eshte gjetja e nje formule per t’u qeverisur vendi,per t’u shmangur destabiliteti politik qe do sillte daljen nga euro, per vazhdimesine e reformave sipas menyres europiane apo sipas politikave te reja, ne menyre qe Greqia te dale nga recensioni dhe te rikthehet ne ritmet e zhvillimit sektori ekonomik.
Top Channel