E dashura e Obamës u martua me një boksier

06/05/2012 14:05

E përditshmja “Daily Mail” rrëfeu ditën e dielë historinë e të dashurës së parë serioze të presidentit aktual të SHBA-ve, Barack Obamës.

Alex McNear është sot nëna e një fëmije, drejtuese e një kompanie energjitike dhe me banesë në një vilë prej dy milion dollarësh, në Sag Habor, Nju Jork.

Mësohet se ajo është një demokrate dhe se në zgjedhjet e vitit 2008 votoi për presidentin e tanishëm.

Shumë vite më parë, ndërsa të dy ishin në universitet, ajo fitoi zemrën e studentit Obama. Megjithatë, për arsye që vetëm ajo i di, vendosi të refuzonte 20-vjeçarin premtues, duke bërë një zgjedhje që çuditi të gjithë familjarët e saj.

McNear vendosi të martohej me boksierin serb Bob Boziç, i famshëm për tentativën e grabitjes së 60 mijë dollarëve në një bankë, një zgjedhje që nuk u miratua asnjëherë nga familja e saj e klasës së mesme të lartë.

Nga ana e tij, Obama zhvendosi vëmendjen tek dashuria e dytë e tij, Genevieve Cook, përpara se të njihej me Michelle dhe të martohej me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA