MotoGP, Stoner i pari në Estoril
05/05/2012 00:00
Casey Stoner me Repsol Honda do të niset i pari në garën për cmimin e madh të MotoGP-së në Portugali.
Në provat zyrtare të së shtunës në pistën e Estorilit, australiani regjistroi kohën 1’37.188 duke lënë pas me vetëm 0.013 të mijëtat shokun e tij të skuadrës, spanjollin Dani Pedrosa. I treti u rendit Cal Crutchlow me Monster Yamaha, i katërti Jorge Lorenzo me Yamaha dhe i pesti Ben Spies.
Vetëm vendi i 9 për Valentino Rossi-n dhe Ducati-n e tij, duke lënë pas Ducati-n tjetër, atë të Nicky Hayden në vendin e dhjetë.
Gara për çmimin e madh të Portugalisë zhvillohet ditën e dielë në orën 14:00 dhe do të transmetohet në Top Channel dhe SuperSport.
Top Channel