Milito kërkon fitoren në derbi

05/05/2012 00:00

Futbollisti serb i Interit, Dejan Stankovic e ka mbyllur para kohe
sezonin. Mesfushori ballkanas duhej të ishte mes titullarëve në derbin e
së dielës ndaj Milanit por dëmtimi që ka pësuar është përkeqësuar disi
dhe ai do të kryejë një operacion në tendinë, dhe nuk  do të jetë i
gatshëm për rreth 2 muaj.

Rezultati i derbit të “San Siros” do të jetë vendimtar në luftën për titullin në serinë A, ndërsa Interi ka pak shpresa për vendin e tretë që sjell kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Por pavarësisht shanseve, sulmuesi i Interit, Diego Milito, nuk kërkon t’i bëjë favore Milanit.

“Derbi është një ndeshje speciale për të gjithë ne, dhe për tifozët. jemi përgatitur mirë pasi duam të marrim rezultat. E vërteta është se për vendin e tretë nuk varet cdo gjë nga Inter dhe ne do të japim maksimumin në dy ndeshjet e mbetura, e më pas do bëjmë llogaritë” tha Diego Milito. 

Top Channel