Edhe Chelsea i dorëzohet sheikëve

05/05/2012 00:00

Disa përfaqësues të lartë të skuadrës së futbollit anglez Celsi, kanë
hyrë në bisedime me familjen mbretërore të Katarit, për investime të
mundshme në klub, në të ardhmen.

Krahu i djathtë i pronarit Roman Abramovic, dhe shefi ekzekutiv i londinezëve, ka patur tratativa serioze me sheikun Khalid Al tani, pikërisht në ditën që klubi njoftoi planet për ndërtimin e një stadiumi të ri 60 mijë vendësh.

Drejtuesit e Chelsea-t kanë insistuar se manjati rus Abramovic do të mbetet në krye të klubit dhe do të investojë në të ardhmen, por edhe hyrjet e reja nga Katari, do të jenë në të mirë të klubit. Futbollistët e skuadrës angleze u shokuan kur në stërvitjen e fundit u njoftuan se do të ishin nën vëzhgimin e sheikut Al Tani.

Gjithashtu skuadra e Chelsea-t po kërkon investitorë të mundshëm për të drejtat e emrit të stadiumit aktual, me mundësinë reale për të zëvendësuar “Stemford Brixh” në ikonën e ndonjë kompanie prestigjoze.

Top Channel