Dortmund, 2 rekorde në Gjermani

05/05/2012 18:55

Borusia Dortmund mori për të dytin vit radhazi trofeun e kampionit të Gjermanisë.

Fitorja 4-0 ndaj Freiburg në ndeshjen e fundit të këtij sezoni i ka dhënë mundësinë skuadrës së Jürgen Klopp të vendosë dy rekorde të reja, skuadra kampione e mbyll sezonin me 81 pikë, 2 më shumë se Bajern Munich i vitit 1970 dhe njëkohësisht 28 ndeshje pa pësuar asnjë humbje në Bundesligë.

Top Channel