Nuk ka dyshim që mbajtja e trupit në formë, për një modele, kërkon sakrifica dhe vuajtje të vazhdueshme.
Megjithatë, Maryna Linchuk, një emër që po bëhet gjithmonë e më i njohur në botën e modelimit, tregoi se sa mirë ka ditur të ruajë linjat e saj të jashtëzakonshme, në reklamimin e veshjeve të reja të plazhit të “Victoria Secret”, nga ishulli i St.Barts, në Karaibe.
Modelja 180 centimetra e gjatë tregoi në pozat e saj se nuk ka asgjë më pak se emrat e mëdhenj të modës, si Adriana Lima, Gisele Bundshem, Heidi Clum, Irina Shayk apo Kate Upton.
24-vjeçarja, pjesë e “Victoria’s Angel” që prej vitit 2008, u duk shumë e argëtuar me punën e saj, duke zhvilluar një raport shumë të afërt e miqësor me pjesët e stafit që e shoqëronte në St. Barts.
Përveç linjës së plazhit, modelja nga Bjellorusia pozoi edhe me disa byzylyqe dhe bizhuteri të tjera, pjesë e reklamës për një kompani bizhuterish.
Top Channel