Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur për ndryshimin e neneve 37 dhe 38 të Kodit Penal, duke theksuar se ato duhet të formulohen sipas standarteve evropiane.

Me deklaratën e tij kryeministri ka përforcuar atë të zëvendësit të tij, Hajredin Kuçi, se do të japë dorëheqjen në rast se dy nenet e kontestuara të kodit nuk do të ndryshohen.

Qëndrimi i zëvendëskryeministrit përsa i përket neneve 37 dhe 38 të Kodit Penal është edhe qëndrimi i qeverisë dhe i imi personal. Natyrisht që këto nene kërkojnë rishikim dhe riformulim. Ne do të kemi një kod, por edhe nene sipas standarteve më të larta evropiane”, ka thënë Thaçi.

Gazetarët kosovarë kundërshtojnë ashpër dy nenet në fjalë, që parashikojnë kriminalizimin e shkrimeve investigative dhe publikimin e burimeve të gazetarëve në raste proçesi gjyqësor.

Në shenjë proteste ndaj këtyre neneve, mediat në Kosovë bojkotuan të enjten aktivitetet e autoriteteve dhe institucioneve shtetërore.

Më herët gjatë muajit ishte presidentja Atifete Jahjaga që u premtoi gazetarëve se do të shqyrtonte dy nenet 37 dhe 38 të kodit, të miratuar më 20 prill.

Rreth 200 punonjës të medias së shkruar dhe asaj elektronike në Kosovë protestuan muajin e kaluar përpara selisë së qeverisë, duke kundërshtuar Kodin e ri Penal të vendit.

Kodi mbërrin në Presidencë

Kodi i ri Penal i Kosovës i miratuar më 20 prill i është dorëzuar Presidentes, Atifete Jahjaga, nga zyrtarë të Kuvendit të Kosovës.

Kodi në fjalë përmban edhe dy nene, 37 dhe 38, që po vazhdojnë të kritikohen nga mediat, të cilësuara si përpjekje për të heshtur gazetarinë hulumtuese.

Nenet në fjalë kanë të bëjnë me sanksionimin e shpifjes dhe zbulimin e burimit të informacionet në rastet kur bëhet fjalë për procedime kriminale.

Presidentja e Kosovës, Jahjaga, tani ka një afat prej 8 ditësh të shqyrtojë Kodin Penal, ndërsa asociacione të ndryshme të gazetarëve i kanë bërë thirrje asaj që të refuzojë nënshkrimin e tij dhe ta kthejë në Kuvend për të bërë ndryshimet.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA