Shërbimi inteligjent ushtarak serb ka konstatuar se mund të ketë dhunë të re në Kosovë.

Gjenerali Dragan Vlladisavljeviç, drejtor i kësaj agjencie, ka thënë se për shkak të presionit të institucioneve të Kosovës për të hequr institucionet paralele dhe për shkak të zgjedhjeve serbe, situata është përkeqësuar.

Sipas tij, në veri janë vërejtur grupe të armatosura të shqiptarëve, ndërkohë që në pjesët jugore tensionet janë shtuar. Por, sipas tij, KFOR-I dhe institucionet ndërkombëtare janë të vendosura në pikat më të thella të konfliktit.

Ndërsa duke komentuar rastin e Shkupit, Vlladisavleviç ka thënë se ky është një rast i izoluar dhe nuk ka të bëjë me nacionalizmin, pasi sipas tij, sidomos gjatë shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në të gjitha anët është rritur dëshira politike për integrimin e hapësirave shqiptare.

Por, ai ka shtuar se ekstremistët e ndryshëm, krimi i organizuar dhe tensionet ndërfetare janë një kërcënim për Serbinë dhe rajonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA