Njeriu më i gjatë në SHBA, kërkon fonde për…këpucë

04/05/2012 21:55

Njeriu më i gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vënë në kërkim të fondeve për blerjen e këpucëve.

Kjo është historia e pazakontë e 29-vjeçarit Igor Vovkovinksiy, me origjinë nga Ukraina por që nga mosha 7-vjeçare jeton nga Shtetet e Bashkuara, kur u transferua për t’u kuruar nga “gjigantizmi”.

Ai është i gjatë 2 metër e 40 centimetër dhe numri i përshtatshëm i këpucës për të është 56. 29-vjeçari thotë se këtë numër nuk e gjen dot në treg, ndaj ka nevojë për prodhim të posaçëm të tyre. Deri më tani ka vepruar në këtë mënyrë mbi 20 herë, por që i kanë kushtuar në total plot 20 mijë dollarë.

Vovkovinksiy në fëmijëri vuante nga sëmundja e “gjigantizmit” (rritja e pakontrolluar e organizmit) e për këtë në moshën 7-vjeçare, kur ishte i gjatë 1 metër e 80 centimetër, udhëtoi drejt Minesotas të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar rritjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA