Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka bërë thirrje për qetësi gjatë
zhvillimit, të dielën, të zgjedhjeve presidenciale dhe parlametare serbe
në Kosovë.

Në një deklaratë për shtyp, Anders Fogh Rasmussen i bën thirrje të gjithë udhëheqësve dhe të gjitha komuniteteve që të tregojnë vetëpërmbajtje gjatë procesit të votimit.

“Në këtë periudhë kritike është shumë e rëndësishmë të evitohet çdo veprim apo deklaratë e njëanshme që mund të rrisë tensionet. Misioni i KFOR-it ka për detyrë ruatjen e një klime të sigurtë e të qetë për të gjithë popullin e Kosovës, në mënyrë të paanshme, siç ka bërë për gati një dekadë. Kam besim të plotë në gjykimin dhe profesionalizimin e Komandatit të KFORit për të përdorur të gjitha mjetet dhe instrumentet që ka në dorë dhe brenda mandatit, përfshirë batalionin e dytë të Forcave Rezervë Operacionale, të cilat janë vendosur në Kosovë”, tha Rasmussen.

Rasmussen garanton më tej se KFOR-i dhe EULEX-i do të vijojnë të bashkëpunojnë ngushtë në terren. Pasi përkujton se e ardhmja e gjithë rajonit është integrimi euro-atlantik, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s këshillon të bëhet gjithçka është e mundur që të mos shënohen hapa pas në progresin drejt këtij qëllimi.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA