Kroaci, parashikime të zymta për ekonominë
04/05/2012 16:35
Institucionet financiare në Kroaci kanë vlerësuar se vendi ka hyrë sërish në reçesion, pasi sipas tyre këtë vit GDP-ja do të bjerë sërish me 1 për qind.
Sipas raportimeve të “REL”, situata do të mund të rimëkëmbet vitin e ardhshëm, kur si pasojë e reformave ekonomike GDP-ja do të rritet me 1.2 për qind.
Gjithësesi, parashikimet e zymta të institucioneve për këtë vit sugjerojnë rënie të eksporteve, prodhimit industrial, tregtisë së pakicës dhe tkurrje të sektorit të ndërtimit.
Top Channel