Kampioni i ri i boksit

04/05/2012 01:20

15 vjecari Jurgen Uldedaj është shpallur Kampion i Shqipërisë në boks në kategorinë super të rëndë në Kampionatin e Kadetëve që u mbajt në qytetin e Kavajës.

Uldedaj premton një paraqitje dinjitoze edhe në kompionatin Europian që do të zhvillohet në Bullgari në muajin Qershor.

Fitimi i titullit kampion ka qënë një sfidë e mbyllur me sukses. Megjithëse konsiderohej një sfide e vështirë, i riu i talentuar që mbron ngjyrat bardheblu të Tiranës ka thyer vetëm në dy raunde kundërshtaret e tij të klubit Enea dhe atij të Teutës, për të arritur në finale me boksierin e shkollës Vllaznia.

I riu nga Lezha që lufton për klubin e Tiranës ka prezantuar edhe ambicjen e tij për kampionatin Europian që do të zhvillohet në Qershor në Bullgari, duke pretenduar medalje.

“Do bëjmë makimumin së bashku me trajnerët për t’u kthyer me medalje nga Bullgaria”, tha boksieri, Jurgen Uldedaj.

Ky është viti i dytë radhazi që 15 vjeçari Uldedaj fiton në kategorinë e tij duke dhënë shenjat për një sportist shumë premtues në të ardhmen.

Top Channel