Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka refuzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Ratko Mlladiç, për të shtyrë gjykimin e tij, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm, për fillimin e proçesit më 16 maj.

Avokati i ish-gjeneralit të serbëve të Bosnjes e parashtroi kërkesën e tij me argumentin se, mbrojtjes i duhej më shumë kohë për të shqyrtuar materialin e dorëzuar nga prokurorët.

Mlladiç akuzohet për një seri krimesh të rënda, mes të cilave genocid, krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe në veçanti për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës, ku u vranë rreth 8 mijë burra e djem myslimanë.

Ai u arrestua më 2 qershor të vitit të kaluar nga policia serbe, në një fshat jo shumë larg Beogradit, pas 16 vitesh të kaluara në arrati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA